Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga misionet paqeruajtëse te grabitja e 176 unazave prej ari, jeta e errët e ish-komandos shqiptar të arrestuar për drogë

19:43 / October 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Komando i arrestuar per vjedhje 770x347 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emri i Kujtim Çelikut, ish-komandos së arrestuar në Turqi, pasi u kap me një sasi të madhe droge, nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Më 17 shtator të 2011-ës, Çeliku, asokohe oficer i ushtrisë, në repartin e forcave speciale “Komando” u arrestua me akuzën e grabitjes. Oficeri që kishte kryer 5 misione paqeruajtëse në Irak e Afganistan, përfundoi në pranga, pasi kërkohej prej disa muajsh me akuzën e grabitjes ndaj një biznesmeni në Durrës.

Kujtim Çeliku, nga fshati Mullet i Tiranës, akuzohej për ngjarjen e ndodhur në maj 2011, respektivisht për vjedhjen e një çante me 176 unaza floriri, me një vlerë prej 30 milionë lekësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Mullet të Tiranës, u gjetën edhe municione dhe kallëpe tritoli, që ai i mbante pa leje.

Para se të arrestohej Çeliku po përgatitej për një tjetër mision paqeruajtës në Irak, që do të niste pas dy javësh. Emri i tij figuronte në listën me 58 komando paqeruajtës, të cilët janë dekoruar në vitin 2003 me medaljen “Për Shërbime Ushtarake”, dhënë nga Presidenti i Republikës.

Kujtim Çeliku, kishte marrë pjesë në 5 misione të tilla si pjesë e forcave Komando. Nga të dhënat rezultonte që ai të ketë qenë me shërbime të tilla, tri herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm, Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm

09:52 / September 29, 2026

Alarm për WhatsApp-in – AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar

16:05 / September 28, 2026

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.