Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga mjekët personalë, tek pensioni për gruan pas vdekjes, 21 privilegjet e Presidentit që u tërhoqën nga PS

20:29 / November 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta filxhan monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e mazhorancës kanë përgatitur një draft për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera, nismë e cila është konsideruar si akti puçist nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta.

Ndryshe nga drafti, projektligji i vitit 2016 parashikonte një kapitull me 24 nene vetëm për statusin dhe privilegjet e Presidentit, duke përfshirë zonjën e parë dhe fëmijët.

Në draftin e parë, parashikoheshin rreth 21 privilegje jashtë realitetit shqiptare për kreun e shtetit dhe familje e tij. Mes privilegjeve parashikohen mjekë personalë, banesë, zyra dhe staf nga shteti pas mbarimit të mandatit dhe deri në fund të jetës.

Privilegjet e parashikuara për Presidentin dhe zonjën e parë në projektligjin e tërhequr:

1.Dy mjekë personalë për t’u kujdesur për shëndetin e Presidentit

2.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë.

3.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një zyrë deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të tij.

4.Presidentit pas mbarimit të mandatit si sigurohet staf mbështetës të përberë nga të paktën dy persona.

5.Presidenti pas mbarimit të mandatit ka të drejtë shfrytëzimin e makinës zyrtare dhe shoferit.

6.Trajtim financiar në rast sëmundje.

7.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident

8.Trajtim financiar në rast sëmundje për zonjën e parë

9.Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident për zonjën e parë

10.Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij.

11.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen ambiente zyrtare sipas nevojës për pritje dhe përcjellje zyrtare.

12.Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen strehim sipas nevojës, siguri personale dhe e drejta e përdorimit të makinës zyrtare dhe shofer.

13.Zonjës së Parë i jepet leje për mungese në pune për të kryer funksionet e përcaktuara në protokollin e shtetit.

14.Zonjës së Parë i rimbursohen shpenzimet që kanë të bejnë me përfaqësimin brenda vendit dhe gjatë vizitave të huaja.

15.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti merr pension suplementar.

16.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti mund të përfitoje shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.

17.Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve.

18.Ne rast vdekje të Presidentit, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit.

19.Presidenti pas mbarimit të mandatit merr pjese në ceremonitë zyrtare duke zëne vend pas Presidentit në detyrë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kreut të Kushtetueses.

20.Pas mbarimit të mandatit, Presidenti dhe familja e tij mbajnë pasaportat diplomatike.

21.Pas mbarimit të mandatit, shteti i siguron Presidentit shpenzimet materiale për nevojat e realizimit te aktiviteteve të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra, 5 ende aktive

10:05 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.