Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne grupin e saj parlamentar ku do të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese deri tek data e asamblesë së saj.
Mbledhja kryesore nga Taulant Balla dhe përveç zgjedhjeve të 25 prillit, raportimeve javore dhe organizmit të fushatës mbetet prioritet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
PS tashmë ka propozuar draftin e saj dhe ka premtuar me anë të përfaqësuesit të saj, Damian Gjiknurit që deri më 30 shtator kjo çështje do të përfundojë.
Po ashtu pritet edhe një datë e mundshme për Asamblenë e PS, prej të cilës do të dalë dhe Kryesia që do të jetë përgjegjëse e organizimit të zgjedhjeve.