Janë 9900 aktivitete në total që nga nesër hapin dyert dhe rifillojnë punën e tyre. Ajo që bie në sy janë dyqanet e veshjeve, tregjet me veshje, dhe dyqanet e bizhuterive, luleve, kozmetikës apo kompjuterëve që do të hapen.
Këto biznesese kanë një fashë orari që përkon me lëvizjen e qytetarëve të cilët duhet të marrin leje për të dalë nga portali e-albania, nga ku lëshohet edhe autorizimi, nga ora 05:00 deri në orën 17:30, apo me turne.

