Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga një diversion banal, në një banalitet klanesh

20:45 / January 5, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Unë nuk doja të largohej nga qeveria Ditmir Bushati. Për dreq, duket sikur nuk paska dashur as Ilir Meta. Por ndryshe nga unë dhe shumë të tjerë, që ndjeheshim komod me një ministër që ka shkëlqyer në postin e tij, më mirë se kushdo tjetër këto 28 vjet, Ilir Meta bën sikur nuk do, pasi aq kohë sa ka qenë ministër i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë thuajse gjithnjë në pozicione të kundërta me të, sidomos në çështjet rajonale, përfshi Greqinë, Serbinë dhe sidomos Gruevskin në Maqedoni.

Dashuria e beftë e tij për Ditmir Bushatin, duke mos e dekretuar shkarkimin e tij, në fakt ka të bëjë me vazhdimin e mosplëqimit real që ka pasur për të, është një hakmarrje e ftohtë, me shpresë se po bën diversion në traditën e  LSI, siç mundohet të bëjë bashkëshortja e tij me Erion Veliajn.

Kjo në të vërtetë, as i hyn më në punë Ditmir Bushatit. Për të dhe për shumë mbështetës të tij, natyrisht do të ishte mirë që ai të ishte ministër i Edi Ramës në qeveri, por kryeministri ka marrë tashmë një vendim tjetër, dhe përbërja e qeverisë është vullnet i tij.

Debati për përfshirjen e presidentit në përbërjen e qeverisë, u konsumua me shumë zhurmë dy muaj më pare me ministrin Lleshi, dhe Ilir Meta u zbyth duke gjetur arsye banale.

Në rastin konkret, ai ka shkuar një hap më tej, pasi më shumë se kërkon të refuzojë ministrin e ri, po përpiqet të mbrojë pa ja kërkuar askush, ish- ministrin, me shpresë se kështu do ta dëmtojë deri në fund, kryediplomatin shqiptar, që në fakt e pat mërzitur më shumë se kushdo tjetër ministër i Ramës, këto pesë vite në pushtet.

Mund të gjesh arsye, nëse ka të tilla kushtetuese, të refuzosh  Caken, por nuk di se çfarë arsye kushtetuese ka përveç atyre personale, të mos dekretosh shkarkimin e një ministri.

E gjitha çfarë ka ndodhur me aktin e sotëm të Ilir Metës, është mes të tjerash një intrigë banale, jo vetëm kundër Bushatit, për ta stampuar atë si një njeri të “adhuruar” nga kundërshtarët e qeverisë, por mbi të gjitha, dhe si një reflektim i disa netëve me çaj në disa “konake” të Kosovës gjatë fundvitit, ku rivaliteti mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, është sporti i preferuar dimëror i Ilir Metës.

I rreshtuar fort si një mbështetës i Haradinajt, Meta dhe stafi i tij bënë kujdes të bënin dhe “diferencën në respektin” që presidenti ynë i bëri Haradinajt, duke i shkuar në “konak”, dhe “poshtërimin” e Thaçit, që shkoi e takoi Metën në mal, ku kalonte pushimet.

I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri.

Copëzat e banalitetit që përmbledh ky gjest, janë aq të vogla dhe të qëmtuara nga rrethi i njerëzve paranojakë dhe banalë që rrethojnë presidentin, sa asnjëherë më parë, një gjykim për qeverinë dhe për një minister, nuk ka qenë në këtë nivel.

D.m.th arsyetimi banal që sillet në korridoret e Presidencës është se, meqë Cakaj vjen nga Thaçi, meqë Meta nuk e do Thaçin, meqë Cakajn e mbështet Baton Haxhiu, meqë Meta është prishur me Baton Haxhiun, meqë Haradinaj nuk e do Thaçin, dhe meqë Cakaj nuk është me Hardinajn, dhe Meta nuk e do Cakajn, por meqë dhe Bushati ka qenë i hidhur me Metën, dhe ky duhet dëmtuar, duke e quajtur dhe këtë mik që duhet marrë në mbrojtje.

Dhe duke e mbajtur hapur shtatë ditë këtë debat, ka dhe ndonjë shpresë që në Perëndim të mërziten pse ky Edi Rama ka gjetur një kosovar për qeveri.  Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, por qytetarët folën qartë

10:12 / June 24, 2026

“Çfarë po ndodh në selinë rozë? Rama zhvillon mbledhje urgjente me ministrat dhe drejtuesit politikë

09:35 / June 24, 2026

Rama ndan mesazhin e një qytetari: “Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit”

09:28 / June 24, 2026

‘Kam marrë kërcënime në emrin tuaj’ – Ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit: Plotësisht të pavërteta

22:58 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.