Gjatë fjalës së mbajtur në hapje të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama pasqyroi marrrëveshjet të cilat janë arritur dhe pritet të nënshkruhen midis dy qeverive respektive.
Rama u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes së njohjes së kontributeve shoqërore dhe sigurimeve nga të dyja vendet është një mundësi që i lejon shqiptarëve të zgjedhin se në cilin anë të kufirit do të duan të jetojnë apo ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik. Gjithashtu kryeministri u bëri me dije se së shpejti pritet të hiqen burokracitë për njohjen e diplomave dhe një njohje e tillë do të bëhet vetëm me një klikim onlinë.
“Ndërkohë që sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërin e marrëveshjes dhe të realizojmë një sinergji midis dy shteteve. Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, lehtësimin e punësimit. Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e
Krijojmë kushte shumë të favorshme për të dyja anët e kufirit për tregun e punës dhe bashkimin gradual të tregjeve në një të përbashkët, ku shqiptarët mund të jetojnë, punojnë dhe krijojnë familje në të dyja anët e kufirit.
Njohja e sigurimeve shoqërore është pjesë e të njëjtës paketë që jep një mesazh për lirinë e zgjedhjes për çdo shqiptar se ku ai do të punoj dhe ushtroj aktivitetin e tij. Përmes një marrëveshje të veçantë studentët në të dyja anët e kufirit do të kenë njohjen automatike të diplomave përmes një aplikimi online, duke hequr burokracinë në të dyja anët. Është një shembull që mund të shërbejë për njohjen e diplomave midis vendeve të rajonit, por edhe më gjerë”, tha Rama.
Kryeministri Rama shprehu ambicien për ndërtimin e një hekurudhe Tiranë-Prishtinë, për të cilën do të bëhet një studim fizibiliteti së shpejti me qëllim synimin e përthithjes së fondeve nga bashkimi Europian për këtë projekt.
“Zbatimi dhe jetësimi i planit të Bashkimit Europian për të përgatitur forcat dhe për të hartuar projekte me impakt në të dyja vendet është një tjetër prioritet i rëndësishëm. Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës ne fillojmë studimin e fizibilitetit për hekurushën Tiranë-Prishtinë. Është një ëndërr e kaharshme dhe një ambicie e shprehur nga të gjitha qeveritë këtej dhe andej kufirit. Ne jemi të lehtësuar që hedhim një hap konkretë dhe në varësi të ecurisë së këtij zhvillimi, do ta parashtrojmë këët projekt për të përfituar fonde nga plan ii investimeve të BE-së. Duhet të zgjerojmë tregjet, si dhe jemi të vetëdijshëm që një pjesë e kësaj lidhen me lehtësinë e burokracibve për të thënë jo”, tha Rama.
