Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga pensionet te arsimi! BB publikon raportin për financat, Malaj premton reforma të thella

12:36 / November 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 471 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot, 21 nëntor, në aktivitetin e organizuar nga Banka Botërore, për prezantimin e raportit “Shqipëri-Rishikimi i Financave Publike: Forcimi i qëndrueshmërisë fiskale për një ekonomi më rezistente dhe zhvillimin njerëzor”. I pranishëm në këtë event ishte dhe shefi i zyrës së BB në Tiranë, Massimiliano Palucci.

Në fjalën e tij, Ministri Petrit Malaj theksoi rëndësinë e raportit të hartuar nga Banka Botërore, si një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të sistemit të financave publike të vendit tonë, e që do të mbështesë vendimarrjen e politikave në rrugën drejt integrimit në BE dhe përpjekjeve për të arritur standardet europiane të jetesës.

Ministri tha se Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe ka ruajtuar stabilitetin makroekonomik përballë disa goditjeve në vitet e fundit, duke forcuar kuadrin fiskal dhe duke ndërmarrë reforma për të përmirësuar shërbimet dhe mundësitë për qytetarët. Megjithatë, Malaj theksoi se për të arritur objektivat afatgjatë, në drejtim të rritjes ekonomike, krijimit të mundësive të reja për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, sigurimit të arsimit dhe kujdesit shëndetësor cilësor, zhvillimit të infrastrukturës moderne, kërkohen përpjekje të rinovuara dhe angazhim në vijimin e reformave.

Duke iu referuar raportit, ministri tha se ai nuk është vetëm një dokument teknik, por një instrument strategjik që ndihmon në përmirësimin e mënyrës se si hartohen dhe  zbatohen politikat fiskale.

Raporti është i ndërtuar në shqyrtimin e pesë dimensioneve kryesore: Kuadri makro-fiskal dhe rreziqet fiskale; Sistemi i të ardhurave dhe potenciali i pashfrytëzuar i tyre; Përbërja dhe efikasiteti i shpenzimeve publike; Qëndrueshmëria e sistemit të pensioneve në kontekstin e plakjes së popullsisë; Investimet në edukimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme.

Këto fusha, tha z. Malaj, janë ngushtësisht të ndërthurura dhe në këtë kuptim nuk mjafton vetëm reformimi i një sektori, por kërkohen politika të koordinuara, në mënyrë që të përshpejtohet zhvillimi dhe të ketë një harmonizim më të mirë me objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Planit të Rritjes së BE-së.

“Kuadri fiskal që ndërtojmë sot do të formësojë të ardhmen e Shqipërisë për dekadat e ardhshme. Ai do të përcaktojë aftësinë tonë për të investuar në kapitalin njerëzor, për të mbështetur bizneset konkurruese, për të ndërtuar infrastrukturë të fortë, për të siguruar pensione dinjitoze dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore. Rruga e zhvillimit të Shqipërisë lidhet, mbi të gjitha, me çlirimin e potencialit të njerëzve tanë. Ne kemi bërë përparime të rëndësishme, por mbetet ende shumë punë. Ne jemi të angazhuar për politika të bazuara në evidenca dhe për reforma që rrisin si cilësinë, ashtu edhe efikasitetin e financave publike”, u shpreh Malaj.

Ndërsa theksoi faktin se zbatimi i reformave kërkon vullnet politik, kapacitet teknik dhe këmbëngulje, Ministri vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në këtë rrugëtim të vendit tonë. Duke iu referuar mbështetjes së Bankës Botërore ndër vite, ministri tha se raporti i Rishikimit të Financave Publike është një tjetër kontribut i rëndësishëm i bashkëpunimit me BB.

Në fund të fjalës së tij, Ministri shprehu angazhimin e qeverisë për të vazhduar përpjekjet për reforma të thella, të bazuara në analiza të sakta dhe të pavarura, që do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e menaxhimit të financave publike.

Malaj ftoi të gjithë aktorët, duke përfshirë institucionet shtetërore, partnerët e zhvillimit, shoqërinë civile dhe sektorin privat, të angazhohen në diskutime dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një politike fiskale më të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Arsimi Banka Botërore ministri i Financave pensionet petrit malaj raporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Besimi i ndërtuesve në nivelin më të ulët në 3 vjet, po çmimet?

08:58 / December 4, 2025

Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar, mjete më efektive për ndërhyrje në territor

20:59 / December 3, 2025

Lançohet “ProTax Albania”, Malaj: Taksë e re mbi pronën, pritet miratimi i ligjit

11:52 / December 3, 2025

Tatimet publikojnë pagat orientuese: Jo më pak se 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit

13:20 / December 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.