Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Pesë deputetë të shumicës do të lënë Kuvendin e Shqipërisë për të kandiduar për pushtetin lokal në Gjirokastër, Lezhë, Përrenjas, Kamëz dhe në Pogradec. Ndërkohë që me largimin e deputetëve që do të kandidojë për kryetar bashkie, në Kuvend pritet që të futen pesë emra të rinj nga socialistët. Bien në sy dhe emrat e rinj që do të kandidojnë.
Në Kolonjë socialistët kanë zgjedhur që të kandidojë Erjon Isain, ish-aktori i ‘Portokallisë’ dhe aktualisht drejtori i Teatrit të Kukullave. Në Dibër u vendos ish-drejtori i Tatimeve Dionis Imeraj në vendin e Muharrem Ramës.
Partia Socialiste ka zyrtarizuar edhe kandidatin e saj për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kryesia e PS-së, Kryetari Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut Olta Xhaçka kanë marrë në konsideratë konsensusin e plotë të socialistëve të bashkisë Mat për kandidaturën e Agron Malajt, i cili është një emër i njohur i zonës ndërkohë që ka një kontribut disavjeçar në strukturat e PS, ku aktualisht është edhe koordinator elektoral për këtë forcë politike. Në Durrës vërehet largimi i Vangjush Dakos, po ashtu edhe në Elbasan mos kandidimi i Qazim Sejdinit.Ndërkaq, Valbona Sako është zonja që do të zëvendësojë Vangjush Dakon, aktualisht kryetari i Bashkisë së Durrësit.Gëzim Topçiu në Maliq kërkon një mandat të gjashtë në drejtim të pushtetit vendor, më pas vjen Adriatik Zotkaj që kërkon mandatin e pestë në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë të tretin.
Postime te ngjashme
Add A Comment
