Fiqiri dhe Kimete Lami nga fshati Mazrek i Kasharit mbetën pa banesë pas tërmetit të 21 shtatorit që tronditi vendin. Dy muaj më pas, pesë anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar çelësat gjyshes së shtëpisë, Hides.
Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit.
“Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, tha ai.
Nderkaq, Bashkia e Tiranes ka dhene zgjidhje edhe per shtepite e shpallura te pabanueshme nga termeti i 26 nentorit, duke siguruar bonus qeraje 1 vit per mbi 900 familje, deri ne zgjidhjen e strehimit te tyre.






