Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga RENEA, tek punonjës sigurie në Ambasadën amerikane, kush është badigardi i Gaz Bardhit që përgjaku Elbasanin

21:19 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fghdfhdfhdeh5hj45rj 1 1068x664 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka zbuluar karrierën e pasur të autorit të vrasjes së Elbasanit, Arbër Paplekaj.

“Arbër Papleka ka qenë në Afganistan për të trajnuar policinë afgane. Papleka është nga policët më të mirë që mund të ketë pasur RENEA, 36 vjeç, baba i  4 fëmijëve, me origjinë nga Tropoja.

Ka qenë shef i njësisë së posaçme në Policinë e Shtetit në Tiranë, dy herë efektiv i RENEA. Përpara se të shkëputej ka qenë për më shumë se dy vite pjesë e grupit të sigurisë, së Ambasadës amerikane.

Në 2018 u largua nga RENEA, fitoi konkursin atje, ka pasur përgatitje shumë të mirë, prandaj u përzgjodh nga Ambasada amerikane.

3 muaj më parë u largua nga stafi i Ambasadës amerikane, ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Para fushatës i është kërkuar të mbështesë këtë grup. Zoti Bardhi nuk ka trupëroja nga garda, por cdo kandidat zgjedh një grup njerëzish.

Në Elbasan qarkullonte fjala se Bardhi është ministër i Brendshëm i ardhshëm. Në Elbasan shumica ka mbështetës shumë të fortë dhe ata morën masa, dhe morën këtë ish-pjesëtar policie dhe njerëz si Papleka, pasi janë me armë me leje.

Papleka nuk ka qenë në konfliktin e drejtpërdrejtë, ka pasur një distancë, pak të shkëputur, 1-2 metra.

Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, pasi e ka ndjekur një makinë edhe në distancë, ka vrapuar.

Ai diku 700-800 metra ndaloi një mjet të rastit i drejtoi armën dhe iu mori makinën dhe u largua nga Elbasani.

Kur RENA ka qenë duke shkuar nga Tirana në Elbasan, ai bënte rrugën e kundërt. Papleka ka ardhur nga Elbasani ka shkuar drejt te reparti RENEA ka kërkuar takim me komandantin, ndërkohë nuk dihej që ishte autori.

Ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, i ka shkuar në zyrë pa ditur gjë dhe i ka thënë ”unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr.

Arma ime është kjo”.

Ai dorëzoi armën pistoletë tip Glock. Armën e ka me leje, por autorizimi është që të qëndrojë në shtëpi. Kur deklaroi këtë dhe i dha disa sqarime, menjëherë komandanti njoftoi drejtorinë e policisë dhe i kërkoi të shkonte ta merrte dhe policia i ka thënë më mirë se ju nuk ka njeri që ta sjellë.

I është marrë arma, është prangosur dhe është çuar me pranga në Tiranë. Pra autori nuk është arrestuar, por është dorëzuar” tregoi Artan Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.