Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nga rritja e kënaqësisë seksuale deri tek zgjatja e jetës, efektet e frutave arrorë

16:25 / November 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim klinik zbuloi se meshkujt që konsumuan 3 ose 4 grushte me fëstëkë në ditë, për tri javë resht, kanë treguar përmirësim të ndjeshëm të qarkullimit të gjakut në penis, madje të shoqëruar edhe me ereksione më të forta. Këto ishin përfundimet e një studimi që kishte si qëllim përmirësimin e funksionit erektil… pa asnjë efekt anësor.about:blank

Ky nuk është vetëm një problem mashkullor. Edhe femrat që kanë nivel të lartë kolesteroli raportohet të kenë erotizëm, orgazëm, lubrifikim dhe kënaqësi seksuale më të ulët. Arterioskleroza e arterieve pelvike, mund të shkaktojë bllokimin vaginal dhe sindromën e pamjaftueshmërisë erektile të klitorit, e përkufizuar si “dështimi për të arritur fryrjen klitorale [bllokim].” Ky mendohet të jetë një faktor i rëndësishëm në disfunksionin seksual femëror. Nga studimi për infermieret, që u krye në Universitetin e Harvardit, mësuam se konsumimi i vetëm dy grushteve me fruta arrore në javë, mund të zgjatë jetën e një femre njësoj sikur ajo të vraponte 4 orë në javë. Pra, ngrënia e shëndetshme mund t’ju zgjasë jo vetëm jetën dashurore, por edhe jetëgjatësinë.

Përse bimët bishtajore, frutat arrore dhe drithërat e papërpunuara janë kaq të mira për shëndetin? Ndoshta për faktin që janë të gjitha fara. Mendojeni: gjithçka që i duhet një lendeje lisi që të shndërrohet në pemë, janë uji, ajri dhe drita e diellit. Gjithçka tjetër ndodhet brenda farës, e cila posedon të gjithë gamën e ushqyesve mbrojtës që i duhen për t’u shndërruar në bimë ose pemë. S’ka rëndësi nëse hani një fasule të zezë, arrë, kokërr orizi integral apo një farë susami, thelbi është që ju po merrni të gjitha vlerat e bimës së papërpunuar nga një kokërr e vetme. Sikurse kanë thënë edhe dy ekspertë nutricionistë mjaft të famshëm: “Rekomandimet dietike duhet të përfshijnë një gamë të gjerë farash, si pjesë e rëndësishme e një modeli ushqimor me bazë bimore…”about:blank

Frutat arrore mund të jenë ushqimi më i thjeshtë për t’u përmbushur dhe më i shijshëm i dozës ditore. Personat që kanë alergji nga kikiriku ose frutat arrore, mund të përdorin si alternativa të sigurta, farat dhe gjalpin e farave. Po nëse vuani nga divertikuloza, si mund t’ia bëni me frutat arrore? Për 50 vjet, mjekët i kanë këshilluar pacientët me këtë sëmundje të zakonshme intestinale, që të shmangin konsumimin e frutave arrore, farave dhe kokoshkave, por kur kjo gjë u testua, u zbulua se këto ushqime të shëndetshme, në fakt kishin veti mbrojtëse. Kështu që divertikuloza nuk duhet t’ju ndalojë që të konsumoni këtë ushqim. Një veprim kaq i thjeshtë dhe i shijshëm, mbi të gjitha, mund t’ju shtojë vitet e jetës pa shtuar në peshë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.