Është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së 28-vjeçarit pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin Elfat Salihi, 31-vjeç banues në Shkodër.
Në datën 6 dhjetor 2016, Elfat Salihi është plagosur me armë në lagjen “Ahmet Haxhia”, në vendin e quajtur “Udha kryq”.
31-vjeçari i cili është shpallur në kërkim policor njihet si person problematik me precedent të mëparshëm kriminal, ku për shkak të konflikteve të ndryshme është ndaluar disa herë nga policia.
Mësohet se policia dhe grupi hetimor në bazë të provave të grumbulluara dhe dëshmive të marra, rezulton se dy të rinjtë kanë qenë së bashku me njëri tjetrin dhe pas një debati që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Elfat Salihi ka qëlluar ndaj 28-vjeçarit Edis Reçaj.
Në dëshminë e tij Reçaj është shprehur se një person me kapuç i ka ardhur nga pas dhe e ka qëlluar në këmbë. Dëshmi kjo që nuk ka bindur grupin hetimor. Nga ana tjetër policia ka shpallur në kërkim policor Elfat Salihin dhe po punohet për kapjen e tij.
