Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga shoqërimi para përplasjes tek vrasja, si ndodhi konflikti në Athinë ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë

17:38 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi athine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shqiptarët e vrarë Armando Lamaj dhe Andon Tefi mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Në 1 qershor Lamaj dhe Tefi  ishin paraqitur në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar.

Ata u akuzuan se shisnin kokainë në Athinë për 60 euro/gram, ku gjatë kontrollit të policisë në servisin ku asokohe punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur. Gjatë kontrollit personal iu gjetën 6000 euro, ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik.

Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë.

Dy shqiptarët janë takuar mëngjesin e të shtunës duke lënë takim në mbrëmje.

Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj.

Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pas arrestimit nga policia, në çantën e 43-vjecares u gjet një pistoletë “Zastava”. Pasi largohet me këmbë, Tefi, i cili dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris”, ngjyrë e zezë, dhe drejtohet për Agious Anargirous.

Aty hyn në një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026

Gurë e molotovë drejt MA dhe policisë. Protestuesit shkatërrojnë biznesin, 13 të lënduar, 30 të shoqëruar 

19:40 / October 13, 2026

Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Shkulen kangjella, thyhen xhamat e institucionit

15:52 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.