Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga taksistët te dyqanet e vjeshjeve, ja si do funksionojnë aktivitetet që rihapen

08:53 / April 27, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksi 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siç është bërë e ditur tashmë nga autoritetet pas shtatë javëve bllokim sot rihapen edhe blloku tjetër i bizneseve duke nisur që nga shërbimi taksi, dyqanet e veshjeve, servisët e telefonëve dhe elektroshtëpiakeve, shitësit e luleve etj.

AKTIVITET QË HAPEN

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, doli dje në një komunikim me mediat, nga ku dha sqarimet për mënyrën se si do të procedohet në vazhdim për këto biznese që hapen, por edhe për qytetarët që tashmë do të kenë mundësinë të lëvizin 30 minuta më shumë.

“Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave dhe situatën e epidemisë në vend, komitetit teknik i eksperteve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale. Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit Covid-19 dhe shkallën e përhapjes së tij.

Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshëm, duke vlerësuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmerinë e infeksionit, si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të Covid-19. Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën, në datë 27 prill, do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin bizneset si më poshtë: dyqanet e veshjeve; të tekstileve; të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; dyqanet që tregojnë mobilie, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; shërbimi Taxi; dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit; shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara; tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara”, tha ministrja e Shëndetësisë.

ORARET

Ministrja Manasitirliu theksoi se zgjerimi i fashës orare, që tashmë shkon deri në 2 orë liri për të dalë nga shtëpia, duhet të respektohet dhe në këtë pikë kërkoi nga pensionistët që vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

“Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtur parametrat e sigurisë së distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë. Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno-sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve. Është e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari, mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-albania”, deklaroi Manastirliu.

ZONAT E GJELBRA

Ndërsa për ato zona që janë cilësuar si zona të gjelbra dhe do ketë më shumë liri lëvizje, Manastirliu theksoi se qarkullim të pakushtëzuar do të ketë vetëm për ata që janë në punë.

“Nga dita e hënë, datë 27 prill, do të fillojnë lehtësimet e posaçme për lëvizjen në “zonat e gjelbra”. Janë klasifikuar si zona të gjelbra ato qarqe apo bashki, të cilat rezultojnë deri sot me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Zonat: Qarku Dibër; Qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq; zona e përbashkët e bashkive Përrenjas, Pogradec dhe Librazhd, si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbra, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00-08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Dyqanet që tregojnë mobilie, pajisje të ndriçimit dhe
artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe
ushqimit të tyre
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit
Tregtia me pakicë e veshjeve
Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja
Tregtia me pakicë e tekstileve
Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Aktivitete të tjera p.k.t
Tregtia me pakicë e mobileve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre
Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive
Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video
Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave
Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video
Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
Shitje me pakicë e sistemeve të sigurisë/pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.