Janë emëruar dy zv/ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu u emëruan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Por ajo që spikat është emri i Lorena Haxhiut.
Sëfundmi ajo ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar për Rininë, institucion që prej këtij mandati qeverisës është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Rinisë.
Emrin e saj e njohim të gjithë… Për disa vite ka qenë shoqëruesja jonë e mëngjesit me programe si “Agon” në “Albanian Screen” e “Dita Ime” në “Vizion Plus”.











