Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi shpërndante kokainë në Dhërmi. Sipas policisë, A.K., u arrestua në sajë të operacionit të koduar “Dhërmiu”, dhe pas informacioneve që policia kishte marrë për të.
Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 15 dosa kokaine dhe një sasi parash që dyshohet se i ka përfituar nga shitja e drogës.
NJOFTIMI I POLICISE
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Finalizohet operacioni antidrogë, “Dhërmiu”
Sekuestrohen nga policia 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”, ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.