Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga trafiku i kokainës te prostitucioni, e shkuara e errët në Itali e “Nardit të Bujtinave” që u vra në Shkodër

18:25 / March 21, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ferdinand polia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 24 orë nga vrasja e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër policia nuk ka ende një emër të autorit. Por duket se e kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 32-vjeçarit. Nga një hulumtim i kryer në mediat italiane, Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane në vitin 2011, Ferdinand Polia në atë kohë 24 vjeç, do të arrestohej në një operacion të karabinierëve së bashku me 8 shqiptarë të tjerë. Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro.

5c93939c5fe9cpoliciaaa

Polia do të dënohej nga drejtësia italiane me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor. Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia është akuzuar si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Polia do të dilte i plagosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32 vjeçari ishte futur për të vjedhur. Pas kësaj, Ferdinand Polia do të linte Italinë, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit.

Por ndryshe nga sa kishte ndodhur në Itali, në vendin tonë Polia do të njihej si një biznesmen i suksesshëm. Madje Ferdinand Polia, deri më sot ka qenë edhe administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit. Në vitin 2017, në kuadër të luftës anti-kanabis, Polia dhe kryeplaku i Thethit Marash Rrgalla do të procedoheshin penalisht nga policia, pasi në këtë zonë, u zbulua një parcelë me 20 fidanë cannabis sativa. Në atë kohë Polia do të deklaronte se nuk kishte lidhje me kultivimin e lëndës narkotike dhe se sipas tij është e pamundur që dy persona të kenë nën kontroll të gjithë territorin. Megjithatë, mbetet i paqartë emërimi i Polias si administrator i zonave të mbrojtura në një kohë që qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali. 

Për të ardhur në ditën e sotme, në ekzekutimin me 20 plumba nga një armë silenciator, që i mori jetën biznesmenit. I njohur si “Nardi i bujtinave”, ai po kthehej nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë. Ai po udhëtonte bashkë me Xhovan Mirashin, punonjësin e servisit, në momentin kur një person ka qëlluar në drejtim të biznesmenit për t’u larguar më pas me motor.

Burime për Report TV bëjnë me dije se Mirashi dhe dy vëllezërit e tij, punonjës në servis, janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Të njëjtat burime theksojnë se në dëshminë e tij Mirashi ka treguar se autori  ka qenë një person i vetëm i cili ishte mbi motor dhe kishte skafandër te zezë. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtësi.

Ky fakt tregon që vrasja është kryer nga një dorë profesionisti për shkak të preçizionit të ekzekutorit, pasi Xhovan Mirashi nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë që në zonën e njohur si “Ura e Mesit” është gjetur i djegur motori i autorit të krimit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të krijuar një identikit të autorit.

Ndërkohë familja Polia ka hapur dyert e mortit, ku mes lotësh e trishtimit thonë se kjo ngjarje e rëndë i ka zënë në befasi. Vdekja e biznesmenit ka sjellë një shok të rëndë psikologjik, veçanërisht për bashkëshorten e tij, e cila mësohet se është në pritje të ëmbël. Ajo ka edhe një djalë, i cili tashmë nuk do të ketë më pranë babain e tij. / Report tv

ferdinand policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Operacioni ‘Basti i Fundit’, AMP godet aktivitetin e dyshuar të basteve sportive pranë Fushë-Krujës, sekuestrohen pajisje elektronike

15:33 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.