TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë, mbërrin në Tiranë Erzen Zyberaj

16:48 / November 28, 2023

Agron Llakaj dhe nipi i tij i këndojnë Adem Jasharit/ Urime festa e flamurit

16:31 / November 28, 2023

Përse u tradhtuan shqiptarët

16:19 / November 28, 2023

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Ndalimi i shamisë në shërbimet publike është i ligjshëm

16:10 / November 28, 2023

Ronaldo i tregon gjyqtarit të mos akordojë një penallti

16:00 / November 28, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

Nga trajtimi i gabuar tek stresi, disa arsye përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë

22:50 / November 19, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E ftohura dhe gripi janë sëmundje që zakonisht zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, por ka raste që ato zgjat deri në dy javë. Kohëzgjatja jo normale e të ftohurës shpesh është subjekt i disa faktorëve që nuk duhen injoruar.

Mungesa e pushimit

Gjumi është thelbësor për një imunitet të fortë. Kur ftoheni apo jeni me grip atëherë duhet t’i jepni trupit mundësinë të pushojë që të jetë në gjendje të luftojë virusin pushtues.

Sigurohuni që të flini dhe pushoni mjaftueshëm të paktën tre ditët e para. Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se 7 orë gjumë janë tre herë më të rrezikuar nga sëmundjet se njerëzit që flejnë më shumë se tetë orë.

Stresi

Stresi ka efekt të rëndë në sistemin imunitar. Ai e pengon atë të luftojë me efikasitet sëmundjet. Një sistem i dobët, nënkupton një pre e lehtë për gripin ose të ftohurën dhe përshkallëzim të simptomave.

Stresi i vazhdueshëm e bën trupin më të paaftë për t’iu përgjigjur kortizolit, hormonit përgjegjës që reagon ndaj virusit të të ftohurës.

Trajtimet e gabuara

E ftohura apo gripi mund të ngatërrohen shumë lehtë me sëmundje të tjera. Simptomat e të ftohurës mund të ngatërrohen lehtë me simptoma të alergjive Simptomat e të ftohurës kanë nevojë për disa ditë të shfaqen plotësisht.

Alergjitë shfaqen më shpejt dhe zgjasin për aq kohë sa të jeni në kontakt me substancën që shkakton alergji. Në të dyja rastet, do të prekeni nga kolla, rrjedhjet e hundëve dhe tështimet.

E ftohura nga ana tjetër shoqërohet me dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë. Sinoziti është një problem tjetër që ka simptoma të ngjashme me të ftohurën.

Simptomat janë dhimbje në zonën rreth syve dhe hundës dhe sekrecione të verdha. Në rastin e të ftohurës, simptomat shfaqen në ditët e para. Në rastin e sinozitit, këto simptoma shfaqen më vonë.

Ndaj këshillohet që konsulta me mjekun është e domosdoshme.

Medikamentet e gabuara

Shumë medikamente pretendojnë të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurës ose gripit me të paktën tre ditë. Këto pretendime janë të gabuara.

Për shembull, karamelet me vitaminë C janë të parat që rekomandohen nga farmacisti, por ato nuk janë një zgjidhje efikase në rastin e të ftohurës.

Antibiotikët shpesh nuk vijnë në ndihmë sepse ato nuk janë efikasë kundër viruseve dhe gripit. Mënyra më e mirë për të trajtuar të ftohurën është të menaxhoni simptomat e saj.

Antibiotikët janë zgjidhje e duhur për problemet me fytin ose sinozitin.

Disa këshilla për trajtimin e të ftohurës dhe gripit

Fryni hundët në mënyrën e duhur. Është e rëndësishme të hiqni sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes

Kur të shfryni hundët përpiquni të shmangni presionin duke shfryrë flegrat me rradhë. Pasi të keni shfryrë hundët, lani duart.

Hidratohuni

Qëndroni të hidratuar duke pirë lëngje të ngrohta siç janë xhenxhefili me limon ose çajra.

Banjë me avull

Avulli është i dobishëm për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe për t’ju qetësuar.

Shmangni udhëtimet me avion

Presioni i ajrit në avion dëmton sistemin respirator.

Nëse duhet të udhëtoni mbani një solucion zhbllokues për hundët dhe përtypni çamçakiz për të larguar presionin.

Gripi Stresi Trajtimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Një fëmijë me autizëm shton rrezikun për të dytin, neuropediatrja: Djemtë preken më shumë se vajzat

15:22 / November 28, 2023

Çfarë është virusi sincicial respirator që po prek fëmijët?

14:37 / November 28, 2023

Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

21:53 / November 27, 2023

OBSH ngriti alarmin, ministria kineze e Shëndetësisë: Nuk ka virus të ri

20:36 / November 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë, mbërrin në Tiranë Erzen Zyberaj

16:48 / November 28, 2023

Përse u tradhtuan shqiptarët

16:19 / November 28, 2023

SPAK kërkon burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri. Abuzoi me tenderin e druve

15:46 / November 28, 2023

Grabitën mësuesin në Greqi, në pranga 36-vjeçari shqiptar dhe nipi i mitur, e pësojnë dy shokët e adoleshentit

15:29 / November 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë, mbërrin në Tiranë Erzen Zyberaj

16:48 / November 28, 2023

Agron Llakaj dhe nipi i tij i këndojnë Adem Jasharit/ Urime festa e flamurit

16:31 / November 28, 2023

Përse u tradhtuan shqiptarët

16:19 / November 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.