Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Veliaj e Basha tek familjarët e Ramës, Metës dhe Nikollit, ja lista e personaliteteve që do ruhen nga Garda

19:26 / October 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
garda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar vendimin për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që do të ruhen dhe mbrohen nga garda.

Sipas këtij vendimi, nga Garda do të ruhet që nga kryebashkiaku Veliaj dhe Lulzim Basha, e gjer tek familjarët e Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit.

V E N D O S I:

1. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron edhe këto personalitete:

a) Prokurorin e Përgjithshëm;

b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;

c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;

d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;

dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;

e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;

ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;

f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;

j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;

l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

2. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:

i. Zëvendëskryeministrit;

ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;

iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;

iv. prokurorit të Përgjithshëm;

v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:

i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;

ii. Prokuroria e Përgjithshme.

c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore, konkretisht:

i. Në Tiranë: vila nr.4, vila nr.30, vila nr.31, Pallati i Brigadave;

ii. Në Dajt: vila nr.1, vila nr.2;

iii. Në Durrës: vila nr.6, vila nr.13, vila nr.20, vila nr.23,vila nr.29;

iv. Në Vlorë: vila nr.1,vila nr.2, vila nr.6, vila nr.9; vila Dhërmi;

v. Në Pogradec: vila nr.2, vila nr.3, vila nr.4, vila nr.5;

vi. Në Shkodër: vila Velipojë.

ç) Objekte të tjera:

i. Në Tiranë: Parku i Delegacioneve, Parku i Kryesisë së Kuvendit; Klinika qeveritare;

ii. Në Kërrabë: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë;

iii. Në Linzë: objektet, ku ruhen e mbrohen rezervat, për kohë të veçantë;

iv. Në Dajt: vendkomanda e përgjithshme, për kohë të veçantë. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

Mbi 1.100 vrapues në rrugët e Korçës, gjysmë maratona “Little Paris” debuton me atmosferë festive

12:43 / September 20, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

11:59 / September 20, 2026

Speciale/ Pronari i “shtëpisë së verdhë”: Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën

10:43 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.