Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka resguar së fundmi pas vdekjes së 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri nga Ndroqi.
Çekiri disa ditë para de të ndërrontë jetë të Premten e kësaj javë ishte ankuar se nuk kishtemarrë mjekimin e duhur nga spitali ku po trajjtohej për Covid-19. Ndërkohë QSUT e ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke thënë se në bazë të verifikimeve të kartelës dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Njoftimi I QSUT-së:
Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç., Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUNT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. QSUNT sqaron publikun se trajtimi mjekësor vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave.”-njofton QSUNT.
Një ditë para se të vdiste, ai së bashku me bashkëshorten kishin kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, të dëshpëruar se dikush mund ti shihte dhe do ti jepte një përgjigjje për gjendjen e rënduar shëndetësore, por jo. Çekiri u intervistua nga Fax Neës duke treguar se si e kaluan nga një spital tek tjetri, pa u shqetësuar aspak se sa po përkeqësohej gjendja e tij.
Çekiri është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit pasi humbi jetën ditën e premte. Para se të vdiste ai kishte deklaruar për mediat se nuk kishte marrë trajnimin e duhur.
“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri ndërsa gruaja shtoi se ka nevojë urgjente për shtrim.