Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Vuçiçi te Erdogan, zbardhet fokusi i diskutimeve për ardhjen e Zelenskyt në Tiranë

21:28 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama and zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më datë 28 shkurt për herë të parë në Shqipëri do të mbërrijë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai do të marrë pjesë në samitin që do të organizohet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore.

Më 28 shkurt Samit për Ukrainën, më 29 në fokus Ballkani Perëndimor.

Dita e parë e samitit do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit dhe do t’i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së shkaktuar atje nga agresioni rus i nisur që më 24 shkurt 2022. Kreu i shtetit të Ukrainës pritet që të mbërrijë në vendin tonë mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në këtë samit, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve të europës juglindore.

Gjithçka pritet të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, vend ku fillimisht do të bëhet pritja e të gjithë liderëve nga kryeministri Rama dhe më pas do të jetë radha e sesioneve që do të zhvillohen të mbyllura, ku në fund të ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat.

Përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar praninë e saj në Tiranë në dy ditët e samitit. Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu i pranishëm në samitit për Ukrainën do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmes një video-mesazhi.

Sakaq, dita e dytë e samitit më 29 do të ketë në fokus rajonin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli. Në këtë takim do të jetë prezentë presidentja e komisionit europian, Ursula Von Der Leyen.

samiti Tirane zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.