Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga Zilie Feçi / Nuk fitoi Rama, por humbi Berisha & Co…!

13:35 / May 16, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama berisha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Zilie Feçi

Zgjedhjet e 14 majit, më shumë se Rama duhen lexuar si duhet nga Berisha. Një hartë e tërë në ngjyrën rozë, me disa përjashtime të vogla, të disa bashkive me një numër relativisht të vogël zgjedhësish nuk janë aspak pozitive, për një opozitë që ishte e bindur në suksesin e saj.
Më shumë se një fitore e Ramës, këto zgjedhje ishin një humbje për Berishën dhe arsyet më së shumti duhen kërkuar nga ky i fundit. Që Partia Socialiste ka një elektorat fiks dhe struktura të organizuara kjo dihet dhe është provuar në çdo palë zgjedhje në Shqipëri, qofshin parlamentare, apo vendore.

maxresdefault 1 1
Zilie Feçi

Por, e kundërta duhet të vinte nga opozita, e cila thuajse nuk bëri asgjë për të nxjerrë në votime elektoratin gri, që referuar shifrave përbën shumicën e të regjistruarve në zgjedhje. Për Berishën ky ishte një test, që flet shumë. Që tregon edhe rrugët e politikbërjes së opozitës, që ndoshta vetë Berisha duhet të hapë udhë, e të japë mesazhet e qarta të një bashkimi opozitar, për të rilindur opozitën e vërtetë, të cilën të gjithë e duan, të gjithë e kërkojnë, por pak kontribuojnë.
Elektorati gri nuk doli në votime. Sepse nuk pranon të japë votën tek Rama dhe nga ana tjetër nuk e bind as opozita. Pra shumica nuk voton, se nuk është frymëzuar nga opozita. Ose, që të jem më e qartë nuk e beson atë.
Strategjia e një bashkëpunimi të Berishës e Metës nuk pati sukses në 14 maj, sepse zhgënjimet e së kaluarës mes PD-së dhe LSI-së kanë qenë në shkallë sipërore dhe rezultatin e treguan edhe këto zgjedhje. Kur opozita nuk fiton as në këtë situatë të konsumimit të pushtetit nga Rama, është pak por e sigurt të thuhet, se gjasat për të qenë fitimtare me këtë “stil politik” thuajse janë zero.
Ndaj, Berisha përpara marrjes së vendimeve të mëdha, që duhet të tregojë një lider si ai, duhet të gjejë rrugët e rilindjes së një opozite të vërtetë, të një bashkimi që nuk grindet e sherroset për vulë a seli, për foltore, a njerëz që mbushin stadiume. Se nëse do besojmë se shkallët e “Air Stadium Albania” ishin plot, sikurse e publikuan në rrjetet sociale të gjithë kandidatët e opozitës, apo simpatizantët e PD e PL, kurrë nuk do ishte ky rezultat në këto zgjedhje.
Në këto zgjedhje, më shumë se programe reale të kandidatëve, pamë vetëm liderët e partive që diku me batuta e tallava, e në të tjera me “fitore plebishitare”, duke prodhuar rezultatin e 14 majit.
Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë, jo vetëm si element demokracie, por si mënyrë që qeverisja të ketë mundësi të hyjë në shinat e kontrollit. Karta e Ramës, se një “non grata” nuk mund të jetë kurrë “udhëheqësi i duhur” e bëri punën. Sa për përçarjen e demokratëve nuk besoj se ka ndonjë rol, sepse në disa bashki Alibeaj nuk pati fare kandidatë. Edhe ata që në fillim ishin skicuar në listat paraprake u tërhoqën më pas, duke i hapur rrugë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Sa për procese jo të rregullta e histori të tilla, Shqipëria ka vite që lëngon, por kjo nuk mund të shërbejë si argument për të justifikuar humbjen. Berisha & Co duhen të na bindin, se përse duhen besuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen. Nuk fitohen zgjedhjet duke thënë se “në 15 maj, Shqipëria do jetë e veshur blu”, siç deklaroi Berisha në studion e Blendi Fevziut.
Jo, zgjedhjet fitohen me strategji e njerëz që të japin shpresë. Nis vertikalisht dhënia e shpresës. Mos ka ardhur koha që Berisha & Co të shohin gabimet tek vetja, të hapin rrugë dhe të kontribuojnë me përvojën që kanë për riorganizimin e një opozite të re, të fortë, që njeh garën dhe nuk e ka mendjen tek vula…!
Sali Berisha duhet të kuptojë që koha e tij politike ka përfunduar. Unë jam e sigurt që PD ka shumë figura të reja, njerëz të cilët mund të ngrenë frymë, por PD-ja aktuale s’mund ta bëjë. Këtë e treguan këto zgjedhje. Nëse nga ky rezultat nuk nxirren mësime, duke u tërhequr nga politika aktive garda 20-30 vjeçare, 2025 nuk do të ketë histori.
E në këtë rast, mesazhi është dhënë edhe për liderët, që duhet ta kuptojnë se lider nuk është vetëm të jesh aktiv në politikë prej 3 dekadash, por do të thotë edhe të tërhiqesh në momentin e duhur…!

zilie feci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

12:51 / September 15, 2026

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

21:20 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.