Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngacmimet seksuale, Lubonja: Ka edhe shumë raste të tjera në administratë që i di unë

18:50 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend nga studio e rubrikës “Opinion” në Neës24. Fillimisht biseda në studio me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca u ndal tek abuzimet apo ngacmimet seksuale duke marrë shkas nga rasti i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.

Ai tha se është në dijeni të rasteve skandaloze të abuzimit në administratë por se s’mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.

“A mund të ketë një #meto dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja.

lubonja ngacimet seksuale Raste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.