Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ngacmimet seksuale në ambiente publike, marsh protestë në qendër të Prishtinës

16:33 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prishtina proteste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, të mërkurën në sheshin kryesor të qytetit kanë mbajtur një marsh protestues me moton “Traumë, Jo Lojë”. Ky marsh është mbajtur pas rastit të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, që raportohet se ka ndodhur muajin e kaluar.

Protestuesit kanë thënë se “protestojmë për vajzat, gratë, motrat dhe nënat tona, sepse është “Traumë, Jo Lojë” Njëherësh ata kanë kërkuar rritje të vetëdijesimit në raport më fenomenin e ngacmimeve seksuale.

Protesta është organizuar nga nxënësit e gjimnazeve, “Xhevdet Doda”, “Sami Frashëri” dhe “Ahmet Gashi”.

Marshit protestues i është bashkuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan Rel.

“Të rriten djemtë dhe vajza në të njëjten mënyrë e të barabartë brenda mureve të shtëpisë, të mos lejojmë djemtë t’i nënçmojnë motrat e tyre apo këdo tjetër, por t’iu mësojmë dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Mediat në Kosovë, javën e kaluar, kanë shpërndarë një video ku pretendohet për ngacmim seksual të një të miture nga tre fëmijë, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të vërtetojë autenticitetin e videos. Drejtoria e kësaj shkolle, përmes një komunikate për media, ka thënë se që nga pranimi i videos (më 24 prill), nga burime të paidentifikuara, për rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.

Prishtinë Protestë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.