Mjekët këshillojnë gjithmonë që puçrat të mos i ngacmojmë por t`i lëmë të shërohen vetë, e aq më pak me duar të pasterilizuara. Videoja e një vajze të re është bërë virale në Tik Tok, pasi tregonte se cfarë i ndodhi asaj vetëm sepse preku një puçër në fytyrë.
Nuk kaloi shumë dhe fytyra iu ënjtur në mënyrë të frikshme dhe vajza përfundoi në spital.
Edhe pse dukej si një reaksion alergjik, nuk ishte rasti: mjekët thanë se gjithçka ishte pasojë e një bakterieje, çka u saktësua edhe nga analizat.
“U shtrova një javë në spital, sepse në fillim nuk e po e kuptonin dot çfarë ishte. Fatmirësisht, tani gjithçka kaloi”, është shprehur ajo.