Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 9 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale (Detajet)

13:43 / February 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan 634x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe ka proceduar penalisht gjashtë të tjerë, pasi akuzohe për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” bënë kapjen e shtetasit në kërkim Elvis Lleshi, 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.B., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit N.C., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 9-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Ç., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, një mjet prerës dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 43 vjeç, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, dhe proceduan penalisht shtetasit B. S., 36 vjeç, dhe S. A., 42 vjeç, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, pasi shtetasi R. K., ka ndërtuar një objekt pa lejen e organeve kopetente, ndërsa shtetasit B. S., dhe S. A., të cilët ishin të pasiguruar, u konstatuan duke kryer punime në këtë objekt.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. N., 19 vjeç dhe Y. T., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetet përkatëse;

– Gj. J., 28 vjeç, A. M., 28 vjeç, dhe Xh. E., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit B. M., 27 vjeç, G. M., 31 vjeç dhe Xh. M., 26 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk ju kanë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për tu identifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. T., 29 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka goditur me grusht shtetasin R. K., 32 vjeç, dhe e ka kërcënuar me mesazhe, me anë të rrjeteve sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin P. K., 30 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin K. L., 37 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Abu Dhabi: Shqipëria synon më shumë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe

22:40 / September 14, 2026

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.