Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngeli jashtë listave, reagon Musa Ulqini: E kam të pamundur të përmend…

18:43 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musa ulqini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Musa Ulqini ka reaguar lidhur me ngeljen jashtë listave të Partisë Socialiste.

Me një mesazh drejtuar banorëve të Belshit ai bën me dije se nuk do të jetë më përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër të tjera ai kujton edhe fushatat e shkuara elektorale duke i konsideruar si model.

“Të nderuar miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj.

Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit”, nënvizon Ulqini.

musa ulqini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.