Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet, fondin e propozon ekzekutivi dhe e miraton legjislativi

12:22 / September 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me ngërçin për pagat e gjyqtarëve. Krah një videoje ku ka ndarë një pjesë të konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama shprehet “secili institucion në vendin e vet.” Ai thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit dhe nuk hap vetë derën e Thesarit të Shtetit.

“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e Thesarit të Shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”

Pagat janë bllokuar në Thesarin e Shtetit pasi KLGJ e KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me argumentin se Kuvendi nuk kishte miratuar një formulë të re brenda 31 korrikut, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Ministri Toni Gogu tha se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Dy institucionet rritën pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë shtuar dhe 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit.

Ato vendosën që nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222 mijë lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus shtesën 14 mijë lekë për diplomën.

Sipas Kushtetueses paga referuese duhej si zgjidhje për pagesat e prapambetura dhe i linte dorë të lirë Kuvendit ta caktonte vetë formulën, me kushtin që të rregullonte uljen e fshehtë të ligjit pararendës. 

miraton ngerci Pagat propozon Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Fier/ Tre vatra ende aktive në Peshtan, Levan dhe Frakull

18:31 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026

Zjarret në Himarë dhe Fier, reagon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

12:53 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.