Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç është shfaqur në koncertin e grupit të rokut kroat, e veshur me një xhup lëkure të zezë dhe xhinse blu.
Prezenca e saj ka tërhequr dhe vëmendjen e fansave të tjerë, me të cilët ajo nuk ka nguruar të dalë në foto.
Kitaroviç fitoi simpati të madhe dhe në Europë gjatë Kupës së Botës 2018 ku u shfaq me fanellën e Kroacisë dhe festonte bashkë me lojtarët çdo rezultat historik.