Drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili i cili raportoi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë foli dhe për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku u përfshi shefi i sigurisë brendshme pranë burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Ky i fundit i mori jetën një 41-vjeçari me armën e shërbimit.
“Një ngjarje, që s’kishte lidhje me detyrën në burgje në dukje. Ato që lexuar në mediat, nisur nga fakti që ka një cështje për drogë, ka një listë të shtuar të punonjësve në burgje për trafik droge, që u sjellin të burgosurve ato që duan! Nuk është dënuar askush për këtë. Është çështje që duhet ta bëjmë me prokurorinë. Dy drejtor burgjesh që janë kallëzuar penalisht për këtë, është sfidë e të gjithë institucioneve. Nuk është marrë as edhe një polic në punë, prej dy vjetësh pa kaluar verfikimin nga institucionet e duhura”, tha drejtori i burgjeve.