Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarja e Rëndë në Kamzë, pse 18-vjeçarja me foshnjën në gji qëlloi me thikë vëllain e burrit

16:10 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nagjrja e rende
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 18-vjeçare, nënë e një foshnje 2-muajshe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllain e bashkëshortit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në “Kodër Kuqe” të Kamzës, në banesën ku adoleshentja Xhemile N. jeton me të shoqin.

Burimet thanë se ajo ka goditur me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes kunatin e saj 40-vjeçar, Arjan M. Ky i fundit është i divorcuar dhe jeton në një banesë pak më larg vendit të ngjarjes, por ka shkuar në shtëpinë e të vëllait në gjendje të dehur dhe ka nisur të konfliktohet me të.

Madje, në një moment ai ka tentuar të godasë me thikë vëllain e tij dhe të shoqen, ndërsa kjo e fundit është futur në mes për të parandaluar ngjarjen. Kur ka parë se situata po tensionohej edhe më shumë, ka marrë një thikë në kuzhinë dhe ka goditur kunatin, duke e plagosur lehtë.

Burimet thanë se ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për 18- vjeçaren është vendosur që të procedohet në gjendje të lirë, për shkak se ka edhe foshnjën që e ushqen me gji.

“Shërbimet e policisë së Komisariatit Nr.5 proceduan penalisht në gjendje të lirë një 18-vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vetë, shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Ndërsa paraditen e djeshme, një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në rrugën “Frosina Plaku”. Burimet thanë se i plagosuri është 25-vjeçari nga Pogradeci, Sotiraq Përçini, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin me iniciale E.K., i cili është shpallur në kërkim. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivi që çoi në plagosjen e Perçinit. /Panorama/

kamze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.