TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Zelensky: Ukraina meriton t’i afrohet negociatave për t’u anëtarësuar në BE këtë vit

22:30 / February 2, 2023

Benfica arkëtoi 120 milionë euro, presidenti Rui Costa: Nuk “qaj” për një lojtar që donte Chelsean

22:26 / February 2, 2023

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon: Nëse je burrë hajde përballu 5 minuta

22:12 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Ngjarja në Elbasan/ Viktimat kishin lidhje familjare mes tyre, zbardhet dinamika e ngjarjes

08:22 / December 30, 20182 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21.15, tre persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.

Ata sipas policisë u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre. Në këtë moment është hapur zjarr në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre viktimat duke qëlluar me breshëri dhe për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve policore dy elbasanasit e ekzekutuar janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.
Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.

Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Autorët e masakrës kanë qenë disa dhe dyshohet se janë larguar pas kryerjes së krimit me një makinë në drejtim të rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe për të gjetur gjurmët e tyre janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.

Menjëherë pas ngjarjes Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugëkalimet, ndërkohë që RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Zelensky: Ukraina meriton t’i afrohet negociatave për t’u anëtarësuar në BE këtë vit

22:30 / February 2, 2023

Benfica arkëtoi 120 milionë euro, presidenti Rui Costa: Nuk “qaj” për një lojtar që donte Chelsean

22:26 / February 2, 2023

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.