Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajetë nënë e bijë dhe vajza tjetër në gjendje të rëndë, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimte të të gjitha sekteve fetare për të gjetur se kë besim frekuentonin ato, për të shmangur kështu dhe ndonjë tragjedi tjetër nëse ka persona që mund të ndjekin shembullin e tyre. Nderkaq dyshohet qe sekti fetar qe ato besonin te jete i paregjistruar.
Sipas asaj që raporton News 24, prej 10 vitesh familja nga Përmeti jetonte në Tiranë. Kryefamiljari ka humbur jetën disa vite më parë për shkak të kancerit. Anisa Josifi mendohet të jetë mbajtur e pajetë në shtëpi prej 15 muajsh, teksa nëna dhe motra e saj e kanë mumifikuar.