Pronari i lokalit që u plagos pasditen e të dielës në Plazhin e Vjetër në Vlorë ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar dot plagëve të mara.
Arben Beqiraj, 50 vjeç me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ia doli dot. Ndërkohë djali i tij Ergest Beqiraj dhe një tjetër i plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në lokalin e Beqirajt, ku E.Xh dhe Sh.L, të cilët janë shpallur në kërkim qëlluan më armë zjarri.
Ngjarja ndodhi për motive banale, ndërkohë që në ndjekje të autorëve është vënë policia e Vlorës, Delta Force dhe FNSH e Fierit.
Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes ka rrëfyer skenën për News 24 duke dhënë dhe emrin e një prej autorëve. Në krahët e tij janë ende gjurmët e gjakut të viktimës, pasi ai thotë se ka futur në makinë Arbenin për ta dërguar në spital.
