Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarja tronditëse/ Vëllai i të vetëflijuarës tregon kontaktet e fundit: Flisnim çdo ditë në telefon, por prej dy ditësh…

15:49 / July 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7f7b7ac885c30ecfe8491a6ea86ac65b L 696x397 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e bërë publike dje në media ka tronditur mbarë opinionin publik. Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Dje ajo tha fjalët e para pas gjendjes së rënduar shëndetësore: Ju nuk e keni idenë se çfarë sakrificash kemi bërë ne për të fituar ringjalljen.

Gjithashtu dëshminë e tij e ka dhënë dhe kunati i Zhanetës, i cili tha se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe e cila sipas ekspertizës ka 15 muaj që qëndronte në shtëpi e vd ekur. Kunati i saj ka thënë për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke i thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati. Në polici ka folur edhe vëllai i Zhanetës, daja i vajzave. Ai ka deklaruar se ata flisnin në telefon çdo ditë, por dy-tre ditët e fundit nuk kishin komunikuar. z.Selman F., tha se për këtë fakt u shqetësua dhe lajmëroi policinë, e cila hapi derën me forcë dhe konstatoi trupin e pajetë të dy vik timave.

“Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici”, ka treguar vëllai i 56-vjeçares.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.