Një grua është bërë nënë në moshën 61-vjeçare .Ana Maria Pontelo Moreira nga Brazili dhe me profesion infermiere, solli në jetë fëmijën e saj të parë, 5 vite pasi kishte nisur trajtimin me IVF.
61-vjeçarja lindi një djalë që peshonte 3.4 kilogramë dhe i vendosi emrin Ian.
“E di që ka gra në moshën time që duan të bëhen nëna, por janë të frikësuara. Unë e bëra realitet ëndrrën time. Trajtimi nuk ishte i lehtë, sepse mu desh të merrja hormone, kushton shumë dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin besim. Jam shumë e lumtur tani”, u shpreh 61-vjeçarja.