Gjen vdekjen pasi u hodh nga lartësia një djalë i ri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, sot rreth orës 06:50, në lagjen “Minatori”.
Sipas policisë, një 33-vjeçar është hedhur nga një pallat duke gjetur vdekjen.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.S,. rreth 33 vjeç, lindur në Tiranë, (endacak dhe me probleme të shëndetit mendor).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
