Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një 76-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Baqel të Lezhës. Sipas burimeve policore dyshohet se 76-vjeçari me iniciale V.N. ka qenë në kushte depresioni.
Policia po punon për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
