Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin Wupertal në Gjermani, në një ngjarje të ndodhur më datën 28 prill.
Dy vëllezër nga Fieri kanë qëlluar me armë zjarri një 36-vjeçar nga Durrësi, ku mësohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë një konflikt për pazare droge.
Të tre personat e përfshirë në ngjarje thuhet se janë shokë midis tyre.
Aktualisht shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje koma në spital.
