Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ngjarje e rëndë/ Rrëzohet helikopteri, vdesin burrë e grua, shpëtojnë 3 fëmijët e tyre, publikohen detajet e rënda

10:40 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5fd9d428b8d3b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Britaninë e madhe ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe fatmirësisht shpëtuan 3 të tjerë.

Dy personat që kanë humbur jetën janë burrë e grua, ndërkohë që 2 prej tre fëmijëve që kanë mbetur të plagosur i përkisnin çiftit.

Andrew Hamish Davidson po fluturonte me helikopter me gruan e tij Lin kur u rrëzua të martën në një plazh shkëmbor pranë lumit Kekerengu, rreth 200 km në veri të Christchurch.

Dy fëmijët e vegjël të çiftit dhe një fëmijë i tretë i mbijetuan përplasjes, dhe u ndihmuan menjëherë nga banorët e zonës, që panë përplasjen e helikopterit. Disa banorë përdorën një traktor për të shpëtuar të mbijetuarit e plagosur rëndë, të cilët më pas u dërguan në rrugë ajrore në Spitalin Wellington.

Një i afërm i Davidson tha për mediat se rrëzimi ishte ‘një tronditje e tillë’ pasi ai e kishte marrë helikopterin prej vetëm dy muajsh. ‘Fëmijët kanë mbetur pa prindër,’ tha i afërmi.

Grupi kishte fluturuar për në restorantin e njohur The Store për drekë kur helikopteri pati trubulenca ndërsa po përpiqej të ulej. Mësohet se helikopteri ishte transferuar në emrin e Davidson më 10 tetor

Banorët e zonës thonë se ata kanë shkuar menjëherë që të ndihmojnë personat e aksidentuar dge ajo që ndeshën ishin njerëz që bërtisnin brenda mjetit të shkatërruar.

‘Unë shkova për të parë nëse mund të ndihmoja dhe ishte paksa rrëmujë. Pashë kudo pjesë të tij, dhe njerëz që bërtasin brenda helikopterit’, tha banori.

“Një vajzë e vogël ishte duke qarë dhe duke thirrur nënën e saj dhe të tjerët nuk ishin aspak të shëndetshme”, tregojnë dëshmitarët. Fëmijët janë dërguar në spital tashmë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 2026

Trump sulmon ashpër Iranin: Një komb i dështuar, lidershipi në rrëmujë totale

15:20 / August 31, 2026

Arrihet marrëveshja LVV-LDK: Bekim Sejdiu kandidat për President

14:27 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.