Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarje e tmerrshme, babai hedh nga ballkoni 4 fëmijët e tij

17:14 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Polici 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Zarës në Kroaci njoftuan mbi gjendjen e 4 fëmijëve të cilët babai i tyre, sot rreth orës 7 të mëngjesit i hodhi nga ballkoni i shtëpisë së tyre, nga një lartësi prej 6 metrash.

Sipas mjekëve vajza 7-vjeçare është në gjendje kritike ndërsa dy vajzat tjera dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme.

Sot në mëngjes në repartin e trajtimit intensiv të spitalit të Zarës me lëndime serioze u pranuan tri vajza të moshës 5, 7 dhe 8 vjeçare dhe një djalë 3 vjeçar.

Vajza 7-vjeçare ka pësuar më së keqi, ka disa lëndime në kokë dhe krahëror dhe është vendosur në ventilim mekanik ndërsa gjendja e saj vazhdon të mos jetë e qëndrueshme.

Nëna e 4 fëmijëve ka ardhur në spitalin e Zarës e shoqëruar nga shërbimi social për të parë gjendjen e fëmijëve ndërsa babai është marrë në pyetje për të konstatuar rrethanat e krimit, njoftoi policia e Zarës.

Ministrja e Demografisë, Familjes, Rinisë dhe Çështjeve Sociale, Nada Murganiç njoftoi se sot do të shkojë në Pag personalisht për të mësuar nga afër rreth rastit.

Ajo konfirmoi se kjo është një familje që u shpërngul në Viroviticë nga Pag, ndërkaq sot rastin e komentoi edhe kryeministri Andrej Plenkoviç, duke thënë se ky ishte një akt monstruoz i paparë ndonjëherë./AA/

Babi ballkoni hedh tmerrshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.