Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjela: Liridona dhe Bedrija, viktima të xhelozisë së sëmurë. Duhet studiuar “kafka” e burrave

16:59 / January 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela analizoi vrasjet e grave në vend, duke u ndaluar te vrasja e Liridona Ademajt dhe vetëvrasja e Bedrie Lokës. Për shumë gra si Bedrie, u shpreh Ngjela, burrat i shtyjnë në vetëvrasje.

“Ne jemi një shoqëri që e ka pasur domosdoshmëri ngrohtësinë familjare. Por, çfarë ka ndodhur? Është prishur! Tendencat për një jetë më të pasur, i kanë larguar të rinjtë nga Shqipëria. Në këto momente, është cenuar dashuria prindërore.

Ka braktisje, ky është një shkak i vetëvrasjes, sepse nuk ka motiv për të jetuar. Kemi shumë vetëvrasje grash, që i detyron bashkëshorti, i cili nuk i do më. Ai e shtyn në vetëvrasje, sepse atij mund t’i ketë shkuar në mend edhe vrasje.

Kam parë vetë raste, kur burrat u thonë gruas gjëra, me qëllim që ajo të vetëvritet. Është një presion në të gjitha drejtimet. Xhelozia është urrejtje, të shtyn në krim. Këto lloj xhelozish të çojnë në vrasje. Por, nga vrasje i tremben penalitetit, ndaj e shtyjnë në vetëvrasje”, tha Ngjela në “Breaking” .

Edhe në rastin e Liridonës në Kosovës, xhelozia është arsyeja që ka shtyrë bashkëshortin të thurë planin për ta eliminuar, shtoi avokati.

“Te Liridona, ka një motiv të brendshëm se është e bukur. Bukuria e ka krijuar, se edhe atje xhelozi ka. Sipas meje, 90% është xhelozia. Xhelozia hakmarrëse e një personi me të meta psiqike.

Edhe kjo duhet parë, sepse këta vrasës nuk kanë kafka normale. Lambrozo, që ka studiuar kafkat, nuk ka folur në ajër. I kishte marrë format e kafkës nga spitali psikiatrik. Ka shumë arsye për vrasjen e burrit ndaj gruas, por unë i qëndroj xhelozisë”, shtoi Ngjela.

Bedrie Lokës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.