Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela mbështet idene e Ramës për kanabisin: Propozimi i parë nga im atë Kiço Ngjela, pse ia refuzoi Enver Hoxha

14:42 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ngjela S
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela thotë se në kohën e monizmit përdorimi i kanabisit për arsye shëndetësore ka qenë ide e të atit, Kiço Ngjelës kur ishte ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Duke shprehur mbështetjen e tij për idenë e kryeministrit Rama, Ngjela thotës e në atë kohë Shqipëria do të përfitonte 2 miliardë dollarë nga kultivimi i kanabisit, por ky propozim kishte gjetur kundërshtimin e Enver Hoxhës.

“Nëse do bëhet me ligj, dhe këtë e ka në dorë shteti, por kjo nuk është e re, është shumë e vjetër, se nuk kam si të jem kundër si iniciativë, se ligjin s’e kemi parë. Pasi im atë që ka qenë këtu e 27 vjet ministër Ekonomisë dhe dy vjet ministër i Financave i ka pasur në axhendën e vet bimët medicianale, ku hynte kanabis dhe nja katër bimë të tjera. Ai kërkoi 100 mijë hektarë dhe sipas biznesplanit atëherë, do fitoheshin 2 miliardë dollarë. Ishte 20 mijë dollarë hektari. Ai dërgoi ekipin e vet, vajti vetë me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektarë dhe Kryeministri ia bëri me shenjë se s’kam ç’bëj, por shko tek Enver Hoxha. Hoxha i tha ‘a jeni në vete apo s’jeni në vete?’. Ai i tha ku t’i çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Sepse donte varfërinë e njerëzve, këtu njerëzit nuk kishin bukë, ai thoshte ku t’i çoj këta para. Si të jem kundër, kur kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë. Unë nuk mund të jem kundër një iniciative që vjen nga familja ime dhe jam i bindur që kjo duhej bërë me kohë”, tha Ngjela në emision “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.