Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se Rama duhet t’i tregonte opinionit publik shkakun dhe arsyen që çoi në shkarkimin e Nanos, pasi ishte vetë ai që e emëroi në këtë post.
“Është defekt i kryeministrit, e shkarkoi kryeministri drejtorin e policisë dhe nuk i jep arsyen opinionit publik, shkakun. Nuk mund të lejohet, se e shkarkoi, nuk ka dorëheqje. Po të kishte dhënë dorëheqjen ky, do jepte shkakun për dorëheqje. Kryeministri nuk jep shkak, e di veten absolut si Enver Hoxha. Këtu nuk po e kuptojmë dot. Nuk është ndonjë gjë e rëndë largimi i Drejtorit të Policisë, sepse këta janë në pushtet prej 9 vitesh. Këtu pyetet, si ka qenë kriminaliteti gjatë kohës së tij, në rënie apo në ngritje? Nuk flasin këta, janë memecë. Sa është përqindja e kriminalitetit gjatë kohës që Nano kishte drejtimin? Këtë nuk e dimë”, deklaroi avokati.