Një balenë rreth 12 metra e gjatë ka habitur njerëzit në Spanjë pasi ka dalë e ngordhur në plazhin La Rada.
Balena besohet se u bllokua në cektësirë sepse ishte plagosur dhe për pasojë ngordhi.
Turma njerëzish ishin mbledhur sot në plazhin La Rada në Estepona për të parë dhe bërë foto me kufomën.
Jose Luis Mons, i qendrës së rikuperimet të specieve detare tha: “Është e trishtë por nuk është e pazakontë që balenat të ngecin në këtë breg dhe të ngordhin, fatkeqësisht ka ndodhur në disa raste.”
Ndër të tjera, trupi i balenës femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe besohet se ka ngordhur disa ditë më parë.
