Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ngrihet alarmi/ Sëmundja e pashërueshme po përhapet me shpejtësi, transmetohet nga qentë tek njerëzit

21:10 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
semundja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sëmundje e pashërueshme zoonozike, që transmetohet nga qentë tek njerëzit, po përhapet me shpejtësi.

“Brucella Canis“, i cili është një bakter që është i pashërueshëm dhe shkakton infertilitet tek qentë, më parë është gjetur vetëm tek kafshët e importuara por tashmë një zyrtar i qeverisë ka thënë për “The Telegraph” se kjo sëmundje po përhapet shumë në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke qënë se ende është një numër i vogël i personave që janë prekur nga kjo sëmundje, ajo nuk është konsideruar një sëmundje endemike.

Besohet se qentë që aktualisht kanë sëmundjen, mund të jenë çiftëzuar me një qen të importuar, mund të kenë pasur kontakt me një qen shtatzënë të importuar ose janë pasardhës të një qeni të importuar.

Dr Christine Middlemiss, shefe veterinare në Departamentin për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, ka thënë: “Ne kemi patur një parhapje në Britani dhe mendohet se ka ndodhur për shkak të çiftëzimit. Ka shumë pak por për ne është diçka e re”.

Megjithatë është ende një shqetësim në rritje pasi deri tani tre presona kanë rezultuar pozitiv me këtë sëmundje.

Mendohet se qeveria po diskuton mënyra të ndryshme se si mund ta identifikojë këtë sëmundje në kufi, në mënyrë që të ndalin kafshët e infektuara që hyn në Britani.

Në disa vende të botës si Bullgaria, “Brucella canis” është një sëmundje endemike.

“Nuk ka kërkesa ligjore për testimin e importit për momentin. Ne po mbledhim provat, vlerësime të ndryshme të rrezikut, që kontribuojnë në këtë provë dhe ne do ta shqyrtojmë atë,” tha Dr Middlemiss.

“Unë këshilloj për momentin testimin vullnetar, testimi para se të importoni kafshët. Nëse jeni duke sjellë qen për t’u shumuar, atëherë do të kishte absolutisht kuptim që t’i kontrolloni para importin ata qen“, shton më tej doktoresha.

njerezit perhapet semundja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.