Ngritja e pritave lumore përgjatë Shkumbinit, është një investim që ka nisur nga puna.
Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga ky investim, shkruan në Facebook edhe se do ndërtohet një shëtitoreje. Sipas Ramës, do të krijojë një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit.
”MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.