Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngujimi i familjes në Tiranë, Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse dhe zbulon dëshminë e djalit të vogël

22:22 / November 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjergj laci 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pastori Akil Pano ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me ngjarjen e rëndë që u zbulua në Tiranë së fundmi ku një kryefamiljar me pikëpamje radikale mbante të ngujuar prej vitesh bashkëshorten dhe fëmijët e tij, teksa ka thënë se 52-vjeçari Gjergj Laçi ka ndërtuar stereotipin e shpëtimtarit ndaj familjes së tij duke u thënë se do i shpëtonte nga e keqja dhe se sjellja e tij nuk ka të bëjë me fenë.

Sakaq, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjatë dëshmisë së djalit të vogël të tij është zbuluar se Laçi mbante në banesë disa libra të Kuranit të cilët i kishte në kasafortë, ndërsa ka shtuar se nga gjendja e banesës kuptohej se 52-vjeçari nuk ishte në gjendje të shëndoshë mendore pasi shtëpia ishte mykur ngado dhe ishte rrëmujë.

Lala: Antiterrori e kishte nën vëzhgim, sepse në rastin konkret ai e kishte shpeshtuar frekuentimn e xhamisë dhe nuk i kryente ato në mënyrë normale. Prokuroria nuk ka një përfundim për cilat arsye ka ngujuar familjen e tij. Prokuroria ka kërkuar të shohë nëse 52-vjeçari ka çrregullime të tilla për shkak të faktit që familajrët e tij kanë thënë se është bërë i dhunshëm kohët e fundit. Djali ka thënë se kishte shumë libra të Kuranit në shtëpi që i mbyllte në kasafortë. Rasti konkret nëse shihet nga afër kupton se nuk është një mendje e shëndoshë njerëzore, nëse shikon rrobat që vishnin,, ambientin ku jetonin, gjithçka e mykur, këpucë të hedhura gjithandej.

Pano: Është shumë çështje interesante, por duke e parë më nga afër nuk është një rast i vetëm i këtij lloji. Ka pasur edhe vetëvrasje masive të njerëzve të tillë, nuk e dimë sfondin nga vinte ky person por dime doktrinën islame. Shoqëria përbëhet nga njerëz të shëndetshëm mendërisht por kemi dhe njerëz të tillë që kanë problematika me veten, ekonominë, etj. Rasti në fjalë është një rast që parë nga këndvështrimi fetar, nuk janë pak rastet kur individë të caktuar ndërtojnë stereotipe dualiste mbi jetën, shpirti është i pastër, ndërsa trupi fizik është i keq. Individi ka krijuar një gjendje ngujimi me atë të gjakmarrjes, për të shpëtuar ata që janë të tijët, një familje që duhet të mbahet e pastër nga bota e jashtme. Sjellje të kësaj natyre janë vulnerabël për të interpretuar të vërtetat e besimit të tyre dhe ë as jeta e fmailjes së tyre merr përmasa të pashpjegueshme. Tragjedia e Kombinatit ishte diçka e ngjashme. Njeriu nuk mund të shpjegohet i shkëputur vetëm me fenë e tij. Ky njeri që mban veten e mbyllur si në një skenë COVID-i, mos të ketë kontakt me botën e jashtme, ky ka ndërtuar stereotipin e shpëtimtarit.

gjergj laci klodiana lala ngujimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.