Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nikoll Lesi mesazh Ramës, Blushit, Gjonit dhe Denajt: Ju kam nxjerrë unë në jetë, tani ecni vetë nën bresheritë e “Koha Jonë”

15:39 / January 8, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikoll lesi edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikoll Lesi ka bërë një shkrim ku thotë se ishte ai dhe gazeta që drejton indicia për formimin e politikanëve më të fuqishëm shqiptar që fillesat i kanë pasur në media.

Botuesi, teksa përpiqet të sjellë herë pas here nostalgjinë e së shkuarës, i kujton kryeministrit Edi Rama se ka qenë gazeta “Koha Jonë” ajo që e ka nxjerrë në “jetë” dhe se tani duhet të përballet me sulmet e saj.

Gjithashtu ai përmend edhe drejtuesin e Top Channel, ish deputetin Ben Blushi, ministren e sapo emëruar të financave Anila Denaj apo edhe ish ligjvënësin Ilir Gjoni.

Lesi, le të kuptohet mes rreshtave se individët që kanë punuar në “Koha Jonë”, kanë detyrime ndaj medias që sipas tij i suportoi.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Të punosh në media, para se të marrësh udhën në një karrierë politike apo shtetrore, është një gjë brilante. Puna në gazetë apo televizion të jep mundësi të njohësh botën ku jeton më mirë se sa një qytetar tjetër që mbart aftësi apo ambicje për të ecur në jetë. Të jep përballjen me pushtetin e radhës, të krijon një ndjesi të çuditshme ku adranalina mbetet pjesë e profesionit, si dhe të jep mundësi të njohësh më mirë shoqërinë, politikën, shtetin.

Natyrisht të qënit gazetar nuk do të thotë se je kryevepra e Zotit e zbritur në tokë. Por je një hap para në raport me ata politikanë apo zyrtarë të shtetit që nuk e kanë kaluar këtë eksperiencë mediatike. Natyrisht nuk është përgjegjsi e medias, nëse ish-gazetari nuk del korrekt të nesërmen e punës si politikan apo qeveritar, kur deri dje kritikonte ish-pushtetarët pikërisht si gazetar.

Megjithatë çdo media mbetet një shkollë për cilindo, ndërsa “Koha Jone”, duam apo nuk duam, është një “Universitet” në fushën e medias. Nuk po shtojmë se afro 80 përqind e drejtuesve kryesorë në mediat e vendit apo të analistëve kanë dalë nga “universiteti” i “Koha Jonë”.

Edi Rama, dikur gazetar dhe analist në gazetën “Koha Jone”, atëhere kur për një fjalë arrestoheshe apo të hidhnin në erë me dinamit shtëpinë, ka thënë në maj 2001 në qytetin e Lezhës se“Pa gazetën “Koha Jone”, ne nuk na njihte as lagja e jo më vendi…” (është video). Dikur e ka thënë, kur “Koha Jone” me të drejtë e shikonte si rreze shprese për një politikë të re dhe që do të thyente sloganet strikte të së majtës. Më vonë, ndonëse mori emër nga “Koha Jone”, u sëkëlldis sa herë ajo e kritikonte apo vazhdon ta kritikojë si kryeministër. Edhe u mundua ta përçmojë, por mbetet çështje respekti për vetveten nga ku lindi si lider.

Ndërkohë nga “Koha Jone” kanë dalë edhe Ben Blushi dhe Ilir Gjoni. I pari tashmë njihet mirë nga publiku, ish-deputet, ish-ministër e prapë në media. Blushi i përket atij brezi gazetarësh që ka bërë histori në “Koha Jone”, si Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Frrok Çupi dhe Armand Shkullaku. Edhe plot të tjerë, por Blushi ishte kryeredaktor në vitin 1996-1997 kur “Koha Jone” arriti në 88 mijë kopje shitje në ditë e që në shumë raste fotokopjohej si trakt se tirazhi ikte në çast. Dikush mund të thotë se ashtu ishte koha e “Koha Jone”. Saktë, por çdo epokë prodhon heronjtë e saj.

Edhe Ilir Gjoni, ish-deputet, ish-ministër mbrojtje dhe ish-ministër i brendshëm nga “Koha Jone”, doli. Tashmë është ambasador në Zvicër. Por markën e ka nga pas, “KOHA JONE”.

Së fundi, është propozuar për ministre të financave, Anila Denaj. Ish-gazetare e sektorit të Ekonomisë në “Koha Jonë” ndër vitet më brilante të gazetës, kur drejtonte Aleksandër Frangaj, ajo ka talent në fushën e saj të ekonomisë. Në pritje të dekretit të presidentit Meta, që mbetet një e drejtë kushtetues e kreut të Shtetit, por nuk mund të rrijë njeriu pa thënë se vjen si ministre me markën “KOHA JONE”.

Nuk është çudi që më vonë “Koha Jone” ta kritikojë, nëse ajo si ministre nuk do të jetë korrekte me detyrën.

Në fund të fundit “Koha Jone” të nxjerrë në jetë, por më pas duhet të ecësh vetë edhe nën bresheritë e vetë medias, ku dikur gjuaje të tjerët”, nënvizon Lesi. (TemA)

lesi Nikolla Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.