Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nikoll Lesi: Opozita është çmendur, i bëri llogaritë gabim. Kush e njeh Edi Ramën, e di që ai nuk tërhiqet kollaj

21:47 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lesi 750x375 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikoll Lesi, i cili dikur mbështeste opozitën dhe presidentin Ilir Meta, së fundi duket se ka filluar te balancojë qëndrimet, duke i bërë vlerësime dhe kryeministrit Edi Rama.

Së fundi në një video-editorial të publikuar në gazetën e tij, Nikoll Lesi i është rikthyer çështjes së djegies së mandative nga opozita në vitin 2019, të cilën e cilëson si “çmenduri”.

“Opozita ishte çmendur në llogaritë e saj, kur mendoi se me djegien e mandateve Edi Rama do të rrëzohej dhe se nuk do ta lejonin ndërkombëtarët. Por ndërkombëtarët donin stabiltetet në Tiranë, dhe jo sherre”, -thuhet në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit.

Më tej vlerëson kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se “Ky mandat ishte një mandate lufte për qeverinë e Edi Ramës. Në fillim tërmeti dhe më pas pandemia. Opozita fërkonte duart, duke menduar se Rama do binte. Por jo. Edi Rama bëri të pamundurën dhe ia doli të dilte në majë të punëve.”

Gjithashtu gazeta e Nikoll Lesit e vlereson Edi Ramën për faktin se solli vaksinat në Shqipëri, dhe ndihmoi në mbrojtjen e shqiptarëve nga virusi.

“Edi Rama ia doli në luftën kundër covid-19. Mori vaksina shkoi edhe deri në fund të botës, i hipi dhe vetë avionit e shkoi të merrte vaksina”-thuhet ndër të tjera në editorial.

Por, gjithashtu nuk është lënë mënjeanë as mandati i tretë i Ramës, ndërsa parashikohet që edhe pse do ketë sherre pas shtatorit në Kuvend me opozitën, në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit thuhet se “Kush e njeh Edi Ramën, e di që ai nuk tërhiqet kollaj”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.